Kushtet e përdorimit
Shpalljet dhe profilet
Kompanitë duhet të japin informacion të saktë për identitetin, pozitën, kushtet dhe afatin e aplikimit. Shpalljet shqyrtohen para publikimit. Platforma mund të refuzojë ose të arkivojë përmbajtje të pasaktë, mashtruese, diskriminuese ose jashtë fushës së punësimit.
Aplikimet
Dërgo vetëm të dhënat dhe dokumentet e tua. Me aplikimin, pranon që informacioni të ndahet me kompaninë përkatëse për shqyrtimin e kandidaturës. Dërgimi i aplikimit nuk garanton përgjigje ose punësim.
Llogaria jote
Mbaje fjalëkalimin privat dhe përdor llogarinë vetëm për kompaninë që përfaqëson. Je përgjegjës për saktësinë e përmbajtjes që publikon. Administratori mund të çaktivizojë llogaritë që keqpërdorin shërbimin.
Roli i platformës
ROI Hunting lidh punëkërkuesit me punëdhënësit. Kushtet e kontratës së punës dhe vendimet e punësimit përcaktohen nga kompania dhe kandidati.